Vetëm 2 orë më parë “blutë” e Chelsea zyrtarizuan marrëveshejen me tekniku Frank Lampard, i cili do të marrë në dorë “frerët” e “bluve” deri në fund të sezonit, pas largimit të teknikut Graham Potter, i cili me rezultatet e tij jashtëzakonisht të dobta e ka pozicionuar Chelsean në vendin e 11-të të renditjes.
Mirëseardhjen teknikut të ri ja dha dhe Presidenti Todd Boehly, me “numri 1” të klubit anglez, i cili edhe pse e vlerëson ish-lojtarin e “bluve”, sërish tha se “klubi” do të vijojë punën për gjetjen e një trajneri stabël për sezonin e ri.
“Jemi shumë të lumtur që bashkohemi sërish me Lampard, i urojmë mirëseardhjen. Lampard është një legjendë e këtij klubi. Ndërkohë, që ne vazhdojmë punën për të gjetur trajnerin e ri, duam t’i dhurojmë tifozëve tanë një plan të qartë dhe të qëndrueshëm deri në fundin e sezonit. Duam që skuadra të ketë mundësinë për të pasur sukses dhe Lampard ka karakteristikat dhe kualitetin për të cilin kemi nevojë”,- u shpreh Boehly.
Ndërkaq, kujtojmë se pretendentët kryesorë për të marrë drejtimin e Chelseat sezonin e ardhshëm janë Luis Enrique, Antonio Conte, Julian Nagelsmann dhe Mauricio Pochettino. /i.m /abcnews.al