Postimi në rrjetin social Tik-Tok duket që është bërë dhe shkak i plagosjes me thikë që ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjtje në Durrës.
Gazetari Leonidha Musaj raporton për ABC News se dy të rinjtë e identifikuar si Xheson Metushi 18 vjeç banues në Lushnje dhe Bekim Grifshi 19 vjeç në Durrës para disa ditësh ishin konfliktuar në mënyrë verbale përmes mesazheve në rrjetet sociale më pas e kishin lënë që të takoheshin.
Shkak për këtë sherr duket se është bërë një postim i hedhur në rrjetet sociale nga një nga të rinjtë, ku ditën e sotme nga takimi mes njëri tjetrit ka përfunduar me plagosjen e të dyve me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3, Durrës ku të dy të rinjtë tashmë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit B. G., dhe Xh. M., kanë dëmtuar njëri-tjetrin, me mjete prerëse. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al