Pas lëshimit të “urdhër arresti” për Presidentin e Rusisë, Vlandimir Putin dhe Komisioneres se Zyrës së Presidentit rus, Maria Lvova-Belovan, Moska ka shfrytëzuar Presidencën e saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të organizuar një mbledhje jozyrtare për të folur mbi fëmijët ukrainas të depërtuar me forcë.
Mirëpo në momentin që e dërguara e Rusisë, Lvova-Belovan, përfaqësuesja për të drejtat e fëmijëve, që Gjykata Ndërkombëtare Penale dëshiron ta arrestojë me akuza për krime lufte, nisi fjalimin e saj, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Shqipërsë, Britanisë dhe Maltës u larguan nga salla.
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, sqaroi para gazetarëve arsyet pse u larguan nga salla.
“Uashingtoni u largua nga salla në mënyrë që Lvova-Belova të mos kishte një podium ndërkombëtar për të përhapur dezinformata dhe për t’u përpjekur të mbronte veprimet e saj të tmerrshme që po ndodhin në Ukrainë.”
Misioni diplomatik shqiptar në OKB e cilësoi fjalimin e përfaqësueses ruse si një provokim cinik.
“Belova është nën urdhër arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e akuzuar për dëbim dhe transferim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas. Në vend që të ligjërojë në OKB për situatën e fëmijëve në Ukrainë, ajo duhet të paraqitet në një gjykatë për t’iu përgjigjur akuzave shumë të rënda të ngritura kundër saj”.
Kundër seancës së 5 prillit, e organizuar nga Rusia që mori presidencën e Këshillit të Sigurimit në 1 prill të këtij viti, kanë firmosur 46 vende anëtare të OKB-së ku thuhet se Kremlini po abuzon me kompetencat dhe privilegjet e për të përhapur informacione jo të sakta sa i takon rrëmbimit të fëmijëve.
Belova is under arrest warrant by the ICC, accused for unlawful deportation & transfer of ?? children. Rather than lecture #UNSC about the situation of children in #Ukraine, she should present herself at a court of law to answer the very serious accusations brought against her.
— Albania in UN (@AlMissionUN) April 6, 2023