Turqia mirëpriti Finlandën si anëtaren më të re të NATO-s, ndërsa Ankaraja vazhdon të bllokojë fqinjin skandinav të Helsinkit, Stokholmin, nga bashkimi me aleancën ushtarake transatlantike.
“Dëshiroj të mirëpres Finlandën si një aleat të ri. Me Finlandën, tani aleanca jonë është shumë më e fortë”, tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në Bruksel, shkruan CNN.
Parlamenti turk votoi unanimisht në favor të anëtarësimit të Finlandës të enjten, duke hequr pengesën e fundit në procesin e pranimit.
Si Finlanda ashtu edhe Suedia kërkuan t’i bashkohen aleancës ushtarake në maj të vitit të kaluar pas pushtimit rus të Ukrainës.