Temperaturat e larta janë shkaku pse autobusi i linjës Durrës-Mitrovicë mori flakë në rrugën e Kombit.
Vetë kompania përmes një njoftimi për shtyp tregon se të gjithë pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndosh e mirë, pasi nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të vetëm.
Me tej thuhet se autobusi ka qenë në gjendje të rregullt teknike, por zjarri ka ardhur nga temperaturat e larta.
Autobusi i linjës Kosovë – Shqipëri mesditën e së hënës u përfshi nga flakët në “Rrugën e Kombit”, në afërsi të Repsit, në Mirditë.
Ai ka qenë i mbushur me pushues nga Kosova , të cilët kanë qenë duke u kthyer nga Shqipëria drejt Kosovës./ABC News Albania 24/7

