Aleatët e NATO-s kanë shprehur vendosëmërin e tyre për të qëndruar të bashkuar dhe për të mbështetur Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme, sipas një deklarate të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s në një konferencë për shtyp.
“Ne nuk do të frikësohemi. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, tha ai.
Sekretari i Përgjithshëm paralajmëroi se “çdo dërgesë e ndihmës vdekjeprurëse nga Kina për Rusinë” do të ishte një gabim i madh.
“Ne nuk e dimë se kur do të përfundojë kjo luftë, por kur të ndodhë, ne do të duhet të nënshkruajmë një marrëveshje në mënyrë që Ukraina të mund të pengojë agresionin e ardhshëm dhe historia të mos përsëritet.
Ne nuk mund të lejojmë që Rusia të vazhdojë të cënojë sigurinë europiane,” tha Stoltenberg.
/abcnews.al