Pas rikonstruksionit te rrugëve Bashkia e Tiranës ka nisur ndërhyrjen dhe në shkollën 9-vjeçare në Ndroq. Kryebashkiaku Erion Veliaj premton të njëjtën cilësi punimesh si në qendër të kryeqytetit dhe në zonat rurale.
Shkolla nëntë vjeçare në Ndroq do ti nënshtrohet rikonstruksionit të plotë. Ajo do të shërbejë dhe si qendër komunitare ndërkohë që për herë të parë do të integrohet dhe sistemi parashkollor.
“Kemi një lajm të mirë për 270 nxënësit e shkollës 9-vjeçare, shkolla e vjetër e Ndroqit, në të cilën nuk është vënë dorë ndoshta që nga koha e gjyshërve të tyre. Jo vetëm po rikonstruktohet çatia, klasat ekzistuese, shkallët, sistemi i ngrohjes, nyjet hijeno-sanitare, banjot, dushet e reja, por edhe e kemi shtuar. Pra, shkolla shtohet me 1/3 e hapësirës së vet, që asnjë fëmijë, asnjë djalë ose vajzë e Ndroqit, të mos detyrohet të shkojë në Tiranë apo në shkolla të tjera” , tha Veliaj.
Kryebashkiaku Erion Veliaj siguron banorët se cilësia e punimeve do të jetë e njëjtë si në qendër të kryeqytetit dhe i nxit ato ti regjistrojnë fëmijët në shkollën më të afërt./ABC News Albania 24/7