Që në orët e para të mëngjesit në Rrugën e Kombit trafiku ka qenë shumë i rënduar. Mijëra makina nga dogana e Morinës në drejtim të Tiranës janë vendosur në radhë me orë të tëra. Fluksi ka qenë aq i lartë saqë në kufi policët kanë ngritur traun për të mos krijuar bllokim.
Policia ka nxjerrë patrulla për të monitoruar situatën por duket e pamundur.
Pushuesit e Kosovës duket sikur të gjithë janë nisur drejt plazheve.
Shkak për këtë janë dhe temperaturat e larta, që për ditën e sotme thuhet se do të jetë më e nxehta e vitit./ABC News Albania 24/7