Digjen edhe 3 automjete me targa RKS në veri të Kosovës

schedule11:47 - 1 Prill, 2023

schedule 11:47 - 1 Prill, 2023

Tre automjete të tjera në pronësi të serbëve me targa RKS, janë djegur në veri të Kosovës. Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela deklaroi se ngjarja ka ndodhur në Lesposaviç.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vela u shpreh se strukturat ilegale të Serbisë po përdorin taktika kriminale dhe terrorizuese ndaj qytetarëve në Kosovë.

Sipas Velës, sundimi i ligjit do të mbizotërojë dhe çdo fajtor do të dalë para drejtësisë.

“3 makina të tjera janë djegur në Leposaviç. Të diskredituara dhe me mbështetje të zvogëluar nga serbët e Kosovës , strukturat ilegale të Serbisë po përdorin taktika kriminale dhe terrorizuese. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë dhe çdo fajtor do të sillet para drejtësisë. Regjimi piromane i Vuçiçit do të dështojë”, shkroi Vela në Twitter.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!