Policia ka rrethuar zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth. Janë njoftuar e janë duke ardhur edhe Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe përcaktuar çfarë objekti është.
Një sasi eksplozivi dyshohet se është vendosur para mjetit të një 30-vjecari në lagjen “Uji i Ftohte” në Vlorë.
Në njoftimin e policisë thuhet se drejtuesi i mjetit tip “Benz”, Endrit Sadedini, sapo ka konstatuar qesen e zezë ka njoftuar blutë e Vlorës.
Policia ka rrethuar zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth.
Ndërkohë pritet të mbërrijnë edhe Forcat Xheniere për të përcaktuar se çfarë përmban qesja e zezë ./abcnews.al