Ministri i Jashtëm suedez: Nuk jam i sigurt se do të anëtarësohemi në NATO deri në korrik

schedule09:54 - 31 Mars, 2023

schedule 09:54 - 31 Mars, 2023

Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billström deklaroi se nuk është më i sigurt nëse vendi i tij do të jetë në gjendje të anëtarësohet në NATO deri në korrik, pas kundërshtimeve të reja nga Hungaria.

Suedia aplikoi për t’u bashkuar me aleancën ushtarake pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar, por Hungaria dhe Turqia anëtare e NATO-s nuk e kanë miratuar ende kërkesën.

Billström tha javën e kaluar se Suedia do të bëhet anëtare nga samiti i NATO-s në Vilnius në korrik, por me kundërshtimet e Hungarisë, nuk dihet nëse kjo do të realizohet.

“Mendoj se fjala “shpresë” është më e përshtatshme në këtë kontekst”, tha ai.

Turqia ka akuzuar Suedinë për strehimin e anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë e konsiderojnë një grup terrorist dhe marrëdhëniet midis dy vendeve u përkeqësuan nga protestat në janar pranë ambasadës turke në Stokholm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!