Sot në orën 11:00 është hedhur shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë në sallën e konferencave për shtyp të stadiumit “Air Albania”
Goglat kishin brenda ekipin e Tiranës, Vllaznisë, Teutës dhe Egnatias.
Ky short vuri në përballje Vllaznia-Egnatia dhe Tirana-Teuta.
Sfidat janë tepër interesante dhe sigurisht që do të dhurojnë emocione të mëdha. Ndeshjet e para do të luhen më 26 prill, ndërsa ato të kthimit më 11 maj. Finalja e madhe do të luhet më datën 1 qershor./ h.ll/abcnews.al