Gazetari: Ja çështja që mund të bllokojë agjendën e diskutimeve Kosovë-Serbi

schedule16:30 - 29 Mars, 2023

schedule 16:30 - 29 Mars, 2023

PRISHTINË- Me kalimin e ditëve, Kosova dhe Serbia, do duhet të çojnë përpara marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Gazetari Visar Duriqi u shpreh në “Balkan Update” në ABC News se palët duket se janë pajtuar që Bashkimi Evropian të ketë një rol ekzekutiv në caktimin e agjendës së diskutimeve. Ai theksoi se vetmja pikë, e cila mund të bllokojë agjendën e bisedimeve Kosovë-Serbi, janë zgjedhjet në veri të vendit.

“Palët janë marrë vesh që t’i japin BE rol ekzekutiv për të vendosur se si do procedohet. Ajo që çfarë do të ndodh në takimin e radhës, do të merren vesh për zbatimin teknik. BE-ja e ka bërë agjendën në pika të caktuara dhe e vetmja pikë që mund ta bllokojnë këtë agjendë janë zgjedhjet në veri. Sepse zgjedhjet në veri kanë vetëm një mundësi të vazhdimit, nëse bëhet një marrëveshje politike”, tha ai.

Sa i takon zgjedhjeve në veri dhe bojkotit të Listës Srpska, gazetari tha se nuk priten tensione, por procesi do të konsiderohet i dështuar pasi nuk ka garë. Sipas tij, qeveria e Kosovës, do duhet të hyjë në negociata me Listës Srpska për të gjetur një zgjidhje.

“Nuk do jetë situata e tensionuar, por njëfarë dështimi. Zgjedhjet mund të jenë legjitime, por jo të pranueshme në aspektin etik. Në të gjithë komunat ke nga një person duke garuar, që do të thotë se nuk ka garë. Qeveria e Kosovës do të detyrohet të hyjë në negociata me Listën Srpska”, tha Duriqi./n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!