Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gazi dhe Klevi mbesin pa “punë”. Dy grindavecët blu 60 ditë përjashtim nga Kuvendi

schedule11:16 - 12 Tetor, 2026

schedule 11:16 - 12 Tetor, 2026

TIRANË- Dy deputetët e Partisë Demokratike, Gazend Bardhi dhe Klevis Balliu përjashtohen me 60 ditë nga punimet e Kuvendit po ashtu me ndërprerje të pagës së tyre mujore gjatë kësaj periudhe. Është ky vendimi i Komisionit të Etikës për dy grindavecët blu, pas incidenteve që shkaktuan përgjatë votimit të reformës territoriale.

Sekretariati i etikës ka miratuar kërkesën disiplinore të Partisë Socialiste për të përjashtuar me 60 ditë kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe deputetin demokrat Klevis Balliu. Të dy do të përjashtohen nga dy muaj si nga seancat parlamentare dhe nga komisionet parlamentare.

Kujtojmë se Gazment Bardhi qëlloi me shishe me ujë ndaj deputetëve socialistë, ndërsa Klevis Balliu tentoi të qëllojë me vezë kryeministrin, Edi Rama. Por veç kësaj, veç përjashtimit ata edhe për dy muaj do u ndërpritet paga si deputetë. Pra, praktikisht pa pagë dhe pa parlament … ata do të jenë pa punë.



Këto janë masat e para për këtë sezon të ri politik dhe të parët të ndëshkuar janë edhe ata më rebelët, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu që tashmë do të rikthehen në parlament në dhjetor me gjasë në seancën e fundit kur pritet të kalojë edhe buxheti i qeverisë për vitin 2027. Megjithatë kanë edhe një shpresë apo një shans të fundit për uljen e dënimit të paktën duke ankimuar në byronë e Kuvendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!