Biden u thotë “jo” rusëve që kërkojnë azil në SHBA

schedule11:56 - 18 Mars, 2023

schedule 11:56 - 18 Mars, 2023

Administrata e Bidenit nuk do të bëjë më përjashtime, duke theksuar që rusët largohen nga vendi për të kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara  do të kthehen sërish në shtëpi.

The Guardian përmend një raport ekskluziv dhe një përmbysje të tendencës në krahasim me një vit më parë, kur dëbimet u pezulluan për të mbrojtur ata që kundërshtuan linjën e miratuar nga presidenti rus Vladimir Putin dhe që rrezikuan të ndiqen penalisht në Moskë për këtë.

Shumë azilkërkues rusë, shumë prej të cilëve kanë udhëtuar në SHBA vitin e kaluar, tani janë të frikësuar se qeveria amerikane do t’i kthejë në Rusi, ku rrezikojnë burgun ose dërgimin për të luftuar në vijën e frontit në Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!