Potter nuk i “trembet” madrilenëve: Përballja me Real Madrid emocionuese, por le të fokusohemi tek Everton

schedule17:58 - 17 Mars, 2023

schedule 17:58 - 17 Mars, 2023

Ditën e sotme, në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i çerek-finaleve të UEFA Champions League, ku ashtu si sezonin e shkuar “blutë” e Chelsea “peshkuan”, spanjollët e Real Madrid, në një ndeshje që pritet të dhurojë asgjë më pak se spektakli.

Për mediat tekniku i “bluve”, Graham Potter tha se përballja me Real Madrid është tepër emocionuese, por nuk ka kuptim të fokusohen që tani në ndeshjen e Champions League me madridistët, sepse është ende “shumë larg”.

“Ndjenja është emocionuese, por unë do të preferoja të flisja për Everton, sepse kjo është ndeshja jonë nesër. Pjesa tjetër është shumë larg”, tha Potter, i cili vlerësoi edhe figurën e Carlo Ancelottit.

“Unë u përballa me të kur ai ishte në Everton. Ai është një zotëri dhe unë mund të shtoj pak respektin që kam për gjithçka që ka arritur në karrierën e tij. Mendoj se koha që ka kaluar mes ‘kampionëve’ të tij të parë dhe të fundit (20 vjet) është e pabesueshme”,- shtoi Potter në fjalën e tij.

Për formën e skuadrës, e cila është 11 pikë prapa vendit të katërt në Premier League, Potter tha se është një kohë e vështirë për të gjithë, sepse rezultatet “nuk kanë qenë të mira”.

“E pranoj, por tani duhet të largohemi prej andej. Ju duhet edhe fat . Mund të jesh shumë i mirë, por është e rëndësishme të jesh me fat. Sigurisht, nuk mund të prisni që ajo të shfaqet me magji. Duhet ta luftosh. Kemi fituar tre ndeshje radhazi, por na duhen më shumë”,- tha Potter gjatë konferencës për shtyp. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!