Credit Suisse do të marrë hua deri në 54 miliardë dollarë nga Banka qendrore zvicerane për të mbështetur financat e saj, pas rënies së aksioneve, duke tërhequr në këtë mënyrë zvarrë huadhënësit e tjerë të mëdhenj europianë pas dështimeve të bankave në Shtetet e Bashkuara.
Në një njoftim zyrtar, banka sqaroi se do të ndërmarrë ketë hap për të krijuar një mekanizëm më të thjeshtë për klientët e saj.
“Ky likuiditet shtesë do të mbështeste bizneset dhe klientët kryesorë të Credit Suisse pasi banka po ndërmerr hapat e nevojshëm për të krijuar një bankë më të thjeshtë dhe më të fokusuar të ndërtuar mbi nevojat e klientëve,” tha banka në një deklaratë.
Një ditë më parë, Credit Suisse raportoi se menaxherët kishin identifikuar “dobësi” në kontrollet e brendshme të bankës mbi raportimin financiar në fund të vitit të kaluar.
Menjëherë pas këtij raporti, aksionet e Credit Suisse ranë 24 për qind. Kjo shkaktoi një shitje të përgjithshme në tregjet evropiane dhe frikën e një krize më të gjerë financiare.
Banka qendrore e Zvicrës njoftoi të mërkurën vonë se ishte e përgatitur të vepronte, duke thënë se do të mbështeste Credit Suisse nëse ishte e nevojshme.
Banka saudite po kërkon të shmangë rregulloret që hyjnë me një aksion mbi 10%, pasi ka investuar rreth 1.5 miliardë franga zvicerane për të marrë një aksion pak nën atë prag. Trazirat shkaktuan një pauzë automatike në tregtimin e aksioneve të Credit Suisse në tregun zviceran dhe bëri që aksionet e bankave të tjera europiane të bien, disa me dy shifra.
Këto zhvillime vijnë pas pas shqetësimeve për “shëndetin” e institucioneve financiare pas rënies së fundit të Silicon Valley Bank dhe Signature Bank në SHBA. Javën e kaluar, u njoftua kolapsi Silicon Valley Bank, banka e 16-të më e madhe në amerikë, e ndjekur dy ditë më vonë nga kolapsi i Signature Bank.
/abcnews.al