Celibashi në ABC News: Nëse PD plotëson dokumentet, s’ka pengesë për regjistrim në zgjedhje

schedule17:32 - 15 Mars, 2023

schedule 17:32 - 15 Mars, 2023

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se nëse Partia Demokratike plotëson dokumentet e kërkuara, atëherë nuk ka asnjë pengesë që të regjistrohet në zgjedhjeve vendore të 14 majit.

“Nëse dokumentacioni për regjistrimin e PD, sillet në kërkesat e ligjit, atëherë nuk ka asnjë pengesë në regjistrimin e kësaj partie në zgjedhjet e 14 majit, sa kohë që ky dokumentacion nuk është në përputhje me Kodin Zgjedhor, atëherë është më se e natyrshme që PD të mos regjistrohet. Nëse procesi dhe dokumentacioni sillet në shinat e ligjit, atëherë fiton të drejtën për të qenë subjekt zgjedhor në këto zgjedhje”, tha ai.

Kryekomisioneri theksoi se partitë politike duhet të kuptojnë se zbatimi i ligjit është detyrim kryesor.

“Kjo nuk është një çështje që nuk e ka rëndësinë e vet, dhe mosregjistrimin i saj nuk është një ngjarje e rëndomtë, por në fund të fundit, detyrimi për të zbatuar ligjin në germë dhe frymë, nuk  gëzon privilegj për të zbatuar këtë detyrim.“, tha ai/n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!