“Armëmbajtje pa leje”/ Shtyhet seanca për Fajton Muratin dhe Kristian Gjinin, ja arsyeja

schedule10:19 - 15 Mars, 2023

schedule 10:19 - 15 Mars, 2023

Seanca e zhvilluar këtë të mërkurë në Gjykatën e Tiranës për Fatjon Muratin dhe Kristian Gjinin, të cilët janë akuzuar për armëmbajtje pa leje, është shtyrë.

Sot priteshin konkluzionet e prokurorisë, por mungonte avokatja e Kristian Gjinit. Ndërkaq, avokati i Fatjon Muratit ishtë i pranishëm.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 29 mars. Mësohet se disa javë më parë, Fatjon Murati kishte kërkuar nga prokurori leje një mujore të dilte në orën 8:00 nga shtëpia dhe të kthehej në orën 20:00 për arsye shëndetësore, pasi do të kryente disa ekzaminime, kërkesë që i është refuzuar.

Fatjon Murati është pronari i lokalit në “Don Bosko”, në të cilën disa ditë më parë, u vra një banakiere dhe u plagosën 6 të tjerë, pas të shtënave me armë.

Për Muratin, ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie”, por pak para ngjarjes së rëndë, ai është larguar nga banesa. Ka dyshime se ai është larguar drejt Kosovës, e më pas drejt Turqisë.

/abcnews.al