Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Vrasje, shpërthime me tritol e grabitje/ GJKKO gjykon Laert Haxhiun për 14 krime të rënda, shtyhet seanca

schedule11:02 - 22 Prill, 2026

schedule 11:02 - 22 Prill, 2026

Gjyqi i Laert Haxhiut ku kreu i grupit kriminal po gjykohet veçmas për 14 krime të rënda si vrasje, atentate, shpërthime me tritol, grabitje me armë, avokatët e tij kërkuan të thirren si dëshmitarë 60 persona.

Haxhiu qe mbahet në burgun e sigurisë së lartë ne Drenovë, nuk u paraqit vetë fizikisht ne seancë.

Per episodin e tritolit në lokalin e NOIZY-t në Durrës, avokatët e tij kërkuan të thirret si deshmitar Bashkim Rajku, babai i rreperit të njohur dhe shtetasi kleviol ahmetaj , rreperi tjëtër i njohur si “CLLEVIO”, i ekstraduar pak muaj më parë nga Dubai.



Prokurori i SPAK Behar Dibra kërkoi që rradha e marrjes së provave nga organi i akuzës të nisë me dëshminë e bashkëpunëtorit te drejtësise Artan Tafani, rrëfimi i të cilit ‘çmontoi’ bandën e Laert Haxhiut.

Nuk dihet nëse Laert Haxhiu do të paraqitët seancën e ardhshme qe u la në 29 prill në orën 08:30 për t’u ballafaquar në GJKKO me ish-shokun e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!