Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

  • Po 64%
  • Jo 36%
Loading ... Loading ...
 

Seanca plenare/ Kuvendi mban një minutë heshtjeje për ish-kongresmenin Eliot Engel: Mik i madh i shqiptarëve

schedule10:32 - 16 Prill, 2026

schedule 10:32 - 16 Prill, 2026

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka nderuar me një minutë heshtjeje ish-kongresmenin amerikan Eliot Engel, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 79-vjeçare.

Kryeparlamentari Niko Peleshi, u shpreh në nisje të seancës plenare se Engel ishte një mik i madh i shqiptarëve dhe një mbështetës i palëkundur i aspiratave tona kombëtare.

“Eliot Engel ishte një mik i madh i shqiptarëve dhe mbështetës i palëkundur i çështjes sonë kombëtare. Kontributi i tij në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane do të mbetet i paharruar. Në shenjë respekti dhe nderi për jetën dhe veprën e tij, ju ftoj të ngrihemi dhe të mbajmë një minutë heshtjeje”, u shpreh kryeparlamentari Niko Peleshi.



Ish-kongresmeni përfaqësoi New York në Dhomën e Përfaqësuesve për më shumë se tre dekada, nga viti 1989 deri në vitin 2021 dhe u shqua si një ndër figurat më të njohura të Partisë Demokratike në çështjet ndërkombëtare.

Engel njihej veçanërisht si një mbështetës i vendosur i çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë viteve të luftës në Kosovë, Engel ishte ndër zërat më të fortë në Washington për ndërhyrje kundër forcave serbe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!