Në kodrën e Porto Romanos ato pak shtëpi që kanë mbetur rrezikojnë të përfundojnë në det. Eurozioni po i dëmton dhe duket se ky problem nuk ka zgjidhje.
I njëjti fat i pret edhe 6 shtëpi të tjera. Rrëshkitja e tokës ka vite që ka nisur, por përmasat e erozionit po shfaqen vrullshëm në Porto Romano. Murët e shtepive janë plasaritur, ndërsa themelet janë demtuar.
Fenomeni i erozionit ka përfshirë të gjithë faqen perëndimore të kodrës. Një problem jo i panjohur për vendorët.
Eshtë premtuar shumë për këto familje, por mesa duket nuk është çështje që nuk merr zgjidhje.
Dikur në këtë lagje, e cila mban emrin 12 shkallët, ndodheshin 15 shtëpi. Nëntë prej tyre janë shembur plotësisht duke përfunduar në det për shkak të erozionit. Kurse ato pak ndërtesa që kanë mbetur i pret i njëjti fat.