Kina do të rihapë kufijtë për turistët nga dita e mërkurë, pas një ndalese trevjeçare, për shkak të pandemisë.
Njoftimi i së martës shihet si “fitore vendimtare” ndaj pandemisë së koronavirusit, në shkurt të këtij viti. Prej ditës së mërkurë, do të hapen aplikimet për të gjitha llojet e vizave.
Ndërkohë, për shtetasit e Hong Kongut dhe Makaut do të vlejë një regjim i posaçëm i lëvizjes pa viza në disa rajone kineze. Kina e ka zbatuar deri vonë një strategji të ashpër të “zero-rasteve me koronavirus”, që ka nënkuptuar izolime dhe testime ditore për koronavirusin, me qëllim parandalimin e përhapjes së tij.
Kjo strategji është pezulluar në dhjetor të vitit të kaluar, pas pakënaqësive në rritje të qytetarëve, të cilët kanë përmendur ekonominë si arsye për ndryshim të politikave.
Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.
/abcnews.al