Chelsea ndërpret bashkëpunimin me një kompani bastesh të akuzuar për financimin e Rusisë

schedule23:15 - 13 Mars, 2023

schedule 23:15 - 13 Mars, 2023

Chelsea ështv gati të përfundojë bashkëpunimin me kompaninë e njohur të basteve “Parimatch”. Arsyeja është fakti se është përfshirë në një listë të lëshuar nga Ukraina që përmend kompanitë që, nëpërmjet aktiviteteve të tyre të biznesit, vazhdojnë të financojnë Rusinë.

Marrëveshja mes dy palëve që tashmë është në dyshim ka të bëjë me një bashkëpunim tre vjeçar, ndërsa me të njëjtën kompani punojnë edhe Aston Villa, Newcastle dhe Leicester.

Tashmë pritet reagimi i UEFA-s, e cila ka nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi me “Sportradar”.

Vlen gjithashtu të theksohet se lista e publikuar nga pala ukrainase përfshin më shumë se 400 kompani dhe biznesmenë që janë aktivë rreth basteve. /G.D abcnews.al/

Burimi Sport Fm

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!