“Merreni në shtëpi se nuk bëhet më”, Jona Vrioni tregon historinë prekëse të jetës: Si më mbajti gjallë gjyshja

schedule09:20 - 13 Mars, 2023

schedule 09:20 - 13 Mars, 2023

Jona Vrioni është një ndër personazhet më viral në rrjetet sociale. Ajo është e njohur si vajza që i bën të gjithë të qeshin me batutat e saj. Mirëpo, këtë herë në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Jona ka treguar historinë prekëse të jetës së saj. Ajo ka rrëfyer se si mjekët kur ishte e vogël, i thanë që nuk mund të jetojë, por ishte gjyshja dhe hallat që e shpëtuan mes shumë sakrificave.

Unë kam lindur në Durrës dhe babi im është nga Shijaku. Në momentin që unë kam lindur, kam pasur një sëmundje, e cila nuk më ka lejuar që unë të rritem. Dmth për një vit unë kam ndejt spitaleve, sepse temperatura shumë e lartë dhe unë nuk arrija të zhvillohesha si fëmijë. Edhe pasi prindërit e mi kanë bërë një vit luftë që unë të shërosha, doktorët i kanë thënë pas një viti që nuk është e mundur. Të paktën ne nga ana jonë si doktora s’kemi ça i bëjmë më dmth, po shpëtoj, shpëtoj, nuk të ndihmojmë dot. Bëni një tentativ të fundit dhe provoni ta çoni diku në fshat, ndoshta klima ndikon për mirë. Edhe prindërit e mi janë detyruar që një vjeçe më kanë çuar në fshat te gjyshërit, te prindërit e babit, aty kam jetuar me gjyshërit, xhaxhin dhe hallat që ishin pa martuar akoma. Deri në moshën 5-vjeç, unë jetova në Shijak.

Nëna e babit tim më ka mjekuar me ilaçe popullore, janë kujdesur për mua gjyshja, halla. Sepse i gjithë problemi për mua ka qene koka, sepse lëkura e kokës krijonte infeksion dhe merrte gjithë trupi. Më kanë mjekuar me mjekime popullore si hiri. Më ka thënë mami, që hallat e mija flinin gjumë me turne që merreshin me mua, rrinte dikush zgjuar. Nuk e di, mrekullia e zotit dhe ndihma e tyre”, u shpreh Jona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!