Partizani do të luajë të enjten ndeshjen e kthimit ndaj Sherif Tiraspol. Të kuqtë kanë një mision të vështirë për të përmbysur humbjen e ndeshjes së parë në Tiranë.
Partizani ka shansin e fundit të enjten në transfertën moldave të Sherif Tiraspol. Të kuqtë humbën 1-0 ndeshjen e parë dhe shanset për të vijuar rrugëtimin në Europa League janë të pakta. Gjithsesi përmbysja e sfidës së parë është e realizueshme pasi përballë është një skuadër jo shumë e suksesshme në kupat e Europës.
Partizani është përfshirë ditët e fundit nga një krisje e trajnerit me stafin drejtues dhe aludohet se raportet nuk janë të mira edhe me lojtarët. Presioni është i madh në radhet e trajnerit Lerda, i cili regjistron dy humbje dhe një barazim në tre takimet e deritanishme dhe asnjë gol të shënuar. Një statistike shqetësuese për kampionët e Shqipërisë, të cilët pritet të zbresin në fushën e lojës me ndryshime të shumta në formacion. Trajneri Lerda mund të startojeë me skemën 352.
Në portë Hoxha, në mbrojtje Belica Bitri dhe Boldor. Në mesin e fushës Melao Telushi Broja Mala dhe Trashi, ndërkohë që sulmi do të plotësohet nga dyshja Asani Solomon. Lorenc Trashi do ta nisë ndeshjen si titullar, ndërkohë që mbrojtësi Boldor pritet të debutojë me të kuqtë. Partizani ka shanse reale dhe beson tek përmbysja ndaj skuadrës moldave. /ABC News Albania 24/7