Të shpejtë dhe të çmendur/ Trendi i të rinjve: Garat me makina në rrjete sociale

schedule15:38 - 10 Mars, 2023

schedule 15:38 - 10 Mars, 2023

Unaza e madhe e Tiranës është një rrugë e standardeve të larta që të lejtësojë trafikun nga kryeqyteti. Por mungesa e kontrollit rrugor e sidomos policisë, e ka kthyer atë jo rrallë, në pistë të improvizuar garash shpejtësie nga të rinjtë, dhe arenë spektaklesh të frikshme me makina, që përfundojnë për klikime në rrjetet sociale. një prej tyre ishte dhe autori i ngjarjes së rëndë të të enjtes në mbrëmje, Klevis Ruçaj.

Për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën udhëtonte, i riu humbi jetën së bashku me dy vajzat që ndodheshin në mjetin Audi.

Por, garat e shpejtësisë janë pasion për shumë të rinj. Rruga e Unazës nga Kopshti Zoologjik deri tek rrethrrotullimi në Sauk janë akset ku zhvillohen gara me makina.

Në këtë zonë shumë të rinj çdo mbrëmje stacionohen aty për të konsumuar lëndë narkotike dhe më pas bëjnë gara me vdekjen.

Garat zhvillohen kryesisht gjatë orëve të vona të natës që të mos ketë mjete të tjera.  Rruga kthehet në këtë mënyrë në një pistë, ndërsa shpejtësia e mjeteve arrin deri në 250 km/orë.

Këto momente filmohen dhe më pas publikohen kryesisht për audiencat e platformës Tik Tok. Synimi i tyre është të bëhen viralë në rrjet, duke e kthyer këtë në një trend të rrezikshëm që po merr jetë.

Ashtu si në rastin e Klevisit, kur ai në Tik Tok paralajmeroi vdekjen. Policia ka operuar me gjoba për tejkalime shpejtësie, por ndëshkimet kanë ardhur shpesh pasi videot janë publikuar në rrjetet sociale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!