Ish-godina e tatimeve në qytetin e Librazhdit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.
Mësohet se ndërtesa ka qenë shtëpi e pritës së Partisë së Punës, më pas ndërtesë e tatim taksave, ndërsa para dy vitesh u transferua në Prefekturën e Elbasanit.
Ndërtesa aktualisht shërben për mbajtjen e dokumentacionit të tatimeve për Librazhdin.
Nuk dihet se çfarë dokumentash janë djegur. r.t/abcnews.al