Një tavernë në pronëri të shtetasit, Marjo Bello në Sarandë ka marrë flakë gjatë mesnatës, pas festimeve të 8 Marsit.
Zjarri është vënë re në orën 3 të mëngjesit dhe menjëherë janë njoftuar zjarrfikëset, të cilët kanë izoluar zjarrin i cili rrezikonte të përhapej edhe në ambjentet e banimit të godinës dhe më pas është bërë e mundur fikja e plotë e tij.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, i cili ka shkaktuar dëme të shumta meteriale, por fatmirësisht pa të lënduar, pasi në monentin që ka rënë zjarri në ambientet e tavernës nuk ka pasur njerëz.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 03:00, në lagjen nr.4, Sarandë, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në aspirator, ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur pjesërisht pjesa e jashtme e lokalit në pronësi të shtetasit M. B.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. r.t/abcnews.al