Partia Demokratike me anë të një deklarate për shtyp nga n/kryetari i saj Edmond Spaho, ka denoncuar ditën e sotme, ndërhyrjen e Ministres së Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj.
Sipas PD, me urdhër të Edi Ramës, Denaj sulmoi procesin e përzgjedhjes në krye të institucionit të “Bashkimit të Dhomave rë Tregtisë dhe Industrisë” me një kërksesë antiligjore në favor të kandidates së tij.
“Mbi 1 muaj më parë institucioni i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, zhvilloi zgjedhjet konform rregullave të statutit. Në garë morën pjesë dy kandidatë dhe konform rregullave, fituese u shpall zonja Elisabeta Katiaj.
Gjendur përpara këtij fakti dhe duke pasur frikë nga zgjedhjet si forma e vetme demokratike e përzgjedhjes në krye të një institucioni, Rama urdhëroi një operacion tërësisht kundërligjore. Ai angazhoi Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave për të sulmuar procesin me një kërkesë antiligjore në favor të kandidates së tij.
Përballë këmbënguljes të mbështetur në ligje dhe procedura demokratike, insituticioni i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe industrisë procedoi me shpalljen fituese të kandidates Katiaj.
E gjendur në minorancë votash kandidatja humbëse, dhe natyrisht në mbështetje të kryeministrit Rama, përdori ministren Denaj, e cila në shkelje të Ligjit për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë se Shqipërisë, ndërhyri brutalisht në proces.
Nën presionin brutal të personave të lidhur ngushtë me Edi Ramën, komisioni që shpalli fitues dhe vulosi zonjën Katiaj, u tërhoq”, ka deklaruar PD./abcnews.al