Ochoa u transferua për herë të parë në Itali tek ekipi i Salernitanës. Gjatë një interviste të gjatë për “MARCA”, portieri i njohur meksikan ka folur edhe për të ardhmen e tij.
“Ka pasur qasje nga klube të tjera, por thashethemet ndonjëherë janë të kota. Klubet e rëndësishme në Itali si Interi dhe milani tashmë e dinë që unë kam një pasaprotë komunitare dhe për këtë arsye gjithçka është më e lehtë.
Ata gjithmonë më pyesnin pse nuk arrita kurrë në një klub të madh në Evropë dhe çështja e pasaportës bëri të gjithë ndryshimin. Tani luaj si komunitet dhe kjo lehtëson të ardhmen në Itali, por edhe në Evropë. Mund të kontriboj me seriozitet dhe përvojë. Zërat më motivojnë, nuk më shpërqëndrojnë.
Shpresoj që një ditë të mund të luaj në Champions League. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në këto gjashtë muaj. Në verë mund të jem i lirë”, përfundoi Ochoa./ h.ll/abcnews.al

