Dybala: Juve më ka ende borxh, unë dua paratë e mia pa shkuar çështja në gjykatë

schedule11:06 - 3 Mars, 2023

schedule 11:06 - 3 Mars, 2023

“La Gazzetta dello Sport” ka zbardhur deklaratat e Paulo Dybalas kur është pyetur nga Guardia di Finanza në lidhje me çështjet aktuale të Juventusit. Argjentinasi është pyetur mbi një orë në lidhje me pagat dhe ka deklaruar se klubi i ka ende borxhe.

“Nuk e mbaj mend se kur është paguar rroga ime e fundit, por e di shumë mirë që Juventusi më ka ende borxh. Unë jam larguar nga klubi dhe ata nuk më paguan menjëherë.

E di që në prill të vitit 2023 Juventus ka mundësinë e fundit për të më paguar, përndryshe avokati im do të bëjë kërkesë me shkrim në gjykatë, por shpresoj që çështja mos të shkojë deri atje. Dua paratë e mia pa shkuar në gjykatë, dua që të shmangen problemet mes meje dhe Juventusit”, është shprehur argjentinasi./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!