Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella ka mbërritur sot në Krotone për tu bërë homazhe viktimave mes të cilëve ka edhe fëmijë, të tragjedisë së emigrantëve të mbytur në ujërat kalabreze.
Shumë nga këta emigrantë ishin nisur nga Afganistani dhe Irani, për një jetë më të mirë.
“Është një tjetër tragjedi mesdhetare që askush nuk mund të jetë indifferent,” tha ai në stadiumin e Krotones ku janë rreshtuar arkivolet e viktimave.
Presidenti taliani përmes një komunikate i bërit gjithashtu thirrje komuniteti ndërkombëtar për një angazhim të fortë në reduktimin e shkaqeve rrënjësore të fluksit të emigrantëve sic janë luftërat, persekutimet, terrorizmi, varfëria, territore të bëra jomikpritëse nga ndryshimet klimatike.
Për kreun e shtetit italian është po aq thelbësore që Bashkimi Europian të marrë më në fund përgjegjësinë konkrete për menaxhimin e fenomenit të migracionit në mënyrë që ta largojë atë nga trafikantët e qenieve njerëzore, duke u angazhuar drejtpërdrejt në politikat e migracionit.
/abcnews.al