Sa të (pa) sigurta janë ushqimet që konsumojmë?

schedule15:51 - 14 Dhjetor, 2017

schedule 15:51 - 14 Dhjetor, 2017

Qytetarët ndjehen të pasigurtë në atë që konsumojnë. Pasiguria e tyre përligjet edhe nga një studim i ndërmarrë nga Shoqata e Industrialistëve Shqiptarë. Kryetari i saj thotë se thuajse në të gjitha produktet bazë analizat kanë nxjerrë në pah probleme. 

Mish me ngjyrues apo ngarkesë mikrobiale.

Qumësht apo nënprodukte të tij me aflatoksinë.

Gjalp me vaj palme.

Vaj ulliri i perzier me përbërës të tjerë.

Një pjesë e mirë e produkteve që kemi çdo ditë në tryezë kanë dështuar në testet e sigurisë ushqimore, ndërmarrë së fundi nga Shoqata e Industrialistëve Shqiptarë.

Produktet me probleme arrijnë të kalojnë filtrin e kontrollit duke u kthyer në rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Qytetarët janë të vetëdijshëm për këtë, por në pamundësi për ta ndalur.

Institucionet shtetërore kanë dështuar sa i përket garantimit të sigurisë ushqimore, por kryetari i Shoqatës së Industrialistëve problemin e sheh dhe tek drejtësia.

280 inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit sipas Zusit nuk mund të monitorojnë mbi 20 mijë operatorë ushqimorë, apo rreth 200 mijë fermerë. Zgjidhja sipas tij duhet të fillojë me mbajtjen nën kontroll të sistemit prodhues dhe regjistrimin e të gjithe subjekteve që operojnë në treg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!