Aksidenti tragjik, Greqia shpall 3 ditë zie kombëtare

schedule09:18 - 1 Mars, 2023

schedule 09:18 - 1 Mars, 2023

GREQI- Aksidenti tragjik në Greqi ka tronditur të gjithë vendin. Si pasojë e përplasjes së dy trenave, 36 persona kanë humbur jetën dhe 85 kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë, kryeministri  Kyriakos Mitsotakis, ka shpallur tre ditë zie kombëtare për viktimat e aksidentit hekurudhor në Tempe.

Vendimi hyn në fuqi nga sot, 1 mars deri më 3 mars 2023 me flamuj në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike dhe pezullimin e festave publike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!