Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kupa e Shqipërisë: Tirana fiton me “poker” ndaj Kastriotit, Egnatia dhe Laçi ndahen në paqe

schedule14:53 - 28 Shkurt, 2023

schedule 14:53 - 28 Shkurt, 2023

Janë mbyllur pak çaste më parë raundet e para të dy sfidave të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Tirana ka fituar me rezultatin 1-4 në fushën e Kastriotit. Pjesa e parë përfundoi me barazimin pa gola, edhe pse loja pati raste, por tensionet ishin ato që dominuan më shumë pasi u morën 4 kartona të verdhë në total. Pjesa e dytë filloi menjëherë në favorin e Tiranës, ku kryeqytetasit kaluan dy herë në avantazh me anë të Patrick, i cili shënoi në minutën e 47-të dhe të 49-të.

Pak minuta më vonë, në të 57-tën, ishte Selmani nga Kastrioti i cili shënon dhe hap lojën. Gëzimi i tij nuk zgjati shumë pasi dy minuta më pas, Berisha shënon golin e tretë për Tiranën. Kapakun kësaj ndeshje ia dha Nikqi në minutën e 72-të duke shënuar edhe golin e katërt. Me këtë rezulat, Tirana pret ndeshjen e kthimit me qetësi dhe me siguri, ku bileta e gjysmëfinales është më e prekshme tashmë.

Sfida tjetër mes Egnatias dhe Laçit është mbyllur në barazimin pa gola. Kurbinasit kanë qenë disa herë në kërkim të golit, por nuk ia kanë dalë dot. Sfida do të vendoset në ndeshjen e kthimit, aty ku Laçi do të presë Egnatian./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!