Mbrëmë u ndanë çmimet nga FIFA, ku Messi fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit 2022.
35-vjeçari mori timonin e Argjentinës dhe e drejtoi kombëtaren e tij drejt fitimit të Kupës së Botës në Katar dhe mposhti në finale Francën.
Për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, Messi kishte si kundërshtarë dy francezët, Benzema dhe Mbappe. Për këtë çmim të drejtën e votës e kishin trajnerë, kapitenë ekipesh dhe media ndërkombëtare.
Shqipëria kishte gjithashtu dy përfaqësues për të dhënë votën, me Etrit Berishën dhe trajnerin tonë më të ri, Sylvinho. Trajneri brazilian dha shumicën e pikëve të tij për Messin, pjesën tjetër për Benzema dhe Neymar. Nga ana tjetër, kapiteni Berisha votoi Messin, Haaland dhe Mbappe./ h.ll/abcnews.al