Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar. Duke sjellë në vëmendje postimin e aktores së njohur Drita Haxhiraj, kreu i qeverisë në një postim në facebook, shkruan se “aktorja bën pjesë tek shumica e komunitetit teatror që kërkon ndërtimin e një Teatrit të Ri Kombëtar në vend të kapanonit të ushtrisë italiane, i cili u kthye në teatër gjatë komunizmit dhe mbeti një karakatinë gjithnjë e më jodinjitoze, deri sot e gjithë ditën”. Sipas Kryeministrit Rama, Teatri Kombëtar është shndërruar në një gërmadhe që vetëm emrin ka teatër, “që as në ditët e veta më të mira nuk e ka lehtësuar, po e ka vështirësuar dhe dëmtuar aktivitetin artistik me kushtet e veta mizerabël, me hapësirat krejt të papërshtatshme për një teatër normal (lëre pastaj KOMBËTAR), me mungesën e mjediseve për aktorët e me radhë”. /ABC News Albania 24/7
Rama: Teatri Kombëtar është shndërruar në një gërmadhë me kushte mizerabël
schedule11:30 - 26 Korrik, 2019
schedule 11:30 - 26 Korrik, 2019
