Ministria e Financave dhe Ekonomisë po punon për zbatimin e projektit të Fiskalizimit, përmes së cilit do të monitorohen në kohë reale të gjitha transaksionet, ato që kryhen nëpërmjet sistemit bankar dhe jashtë tij. Ky projekt sipas ministres së financave dhe ekonomisë Anila Denaj do t’i japë fund informalitetit dhe konkurrencës së pandershme.
Ka dhe nga ata që nuk kanë shkelur ligjin.
Kështu ka ndodhur me këtë biznes në Velipojë që iu nënshtrua inspektimit ku mori pjesë edhe vetë Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.
Ministrja Denaj u shpreh se lufta kundër informalitetit, nuk mund të bëhet vetëm me ndërgjegjësim dhe inspektime në terren, ndaj Ministria e Financave dhe Ekonomisë po punon për zbatimin e projektit të Fiskalizimit, përmes së cilit do të monitorohen në kohë reale të gjitha transaksionet, ato që kryhen nëpërmjet sistemit bankar dhe jashtë tij.
Ministrja Denaj sqaroi se synimi i qeverisë nëpërmjet zbatimit të Planit kundër Informalitetit është të garantojë zhvillimin e konkurrencës së ndershme në treg, si dhe të mbrojë sipërmarrjen dhe konsumatorin. /ABC News Albania 24/7