Shefi i NATO-s tha se vizita e Biden në Kiev ka dërguar një mesazh të qartë se angazhimi i SHBA-së për sigurinë e Europës është i hekurt.
Jens Stoltenberg tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk po përgatitet për paqe, por për më shumë luftë, dhe si rezultat, mbështetja për Ukrainën duhet të rritet.
“Ne nuk e dimë se kur do të përfundojë lufta, por kur të përfundojë, ne duhet të sigurohemi që historia të mos përsëritet”, tha ai, duke shtuar se Rusia nuk mund të lejohet të vazhdojë të “shkatërrojë” sigurinë e Europë.
“Aleatët e NATO-s nuk kanë qenë kurrë më të bashkuar,” theksoi ai.
/abcnews.al