Probleme në kontratën mes Basel dhe Xhakës

schedule19:31 - 21 Shkurt, 2023

schedule 19:31 - 21 Shkurt, 2023

Taulant Xhaka nuk po kalon kohë të mira te Basel edhe pse ka një dekadë te klubi i famshëm zvicerian.

Së fundmi atij mund t’i shkëputet kontrata.

Tifozët në fundjavë kënduar gjatë në kor emrin e tij, duke u rreshtuar përkrah futbollistit, i cili raportohet nga “CH Media” se është lënë në baltë nga drejtuesit e klubit që kanë ndryshuar planin për të ardhmen e tij.

Futbollisti 31-vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2024 me këtë klub dhe do të dëshironte që ta zgjaste për të vazhduar deri në mbyllje të karrierës në atë që e cilëson “shtëpinë e tij”. Por politikat e drejtuesve të rinj të klubit kanë ndryshuar me klubin që është në vështirësi financiare ndaj i është kërkuar ulje rroge.

Për më tepër, Xhaka ka një klauzolë në kontratë që i jep të drejtën që të rinovojë marrëveshjen automatikisht deri në vitin 2025 nëse aktivizohet për një numër të caktuar ndeshjesh. Për të ndryshuar kontratën, Xhakës iu afrua një marrëveshje e re që do të hynte në fuqi nga 2024 dhe e cila parashikonte që pasi të mbyllte karrierën, ish-mesfushori i kombëtares të bëhej trajner i të rinjve. Xhaka dukej parimisht dakord, për sa kohë që do të luante deri në vitin 2025.

Por më pas negociata u ndërprenë, pasi klubi kërkoi që marrëveshja për zgjatjen pas 2024, të ishte dypalëshe, si dhe hoqi opsionin që ai të bëhej trajner, duke i ofruar maksimumi një rol ndihmësi. Sipas Xhakës, kjo do të nënkuptojë se që sezonin e ardhshëm, ai do të ketë rol dytësor në ekip.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!