Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një shqiptar pranë “Olimpit”/ Granit Xhaka dhe Zvicra arrijnë çerekfinalet e Botërorit

schedule09:27 - 8 Korrik, 2026

schedule 09:27 - 8 Korrik, 2026

Shumë yje janë larguar nga ky turne, por jo ai. Granit Xhaka arriti një nga kulmet e karrierës së tij, çerekfinalen e Kupës së Botës, pasi Zvicra që ai e udhëhoqi në fushë eliminoi Kolumbinë.

Në një ndeshje të ashpër, tepër taktike dhe me mjaft frikë nga humbja, asnjëra nga skuadrat nuk mundi të dilte më e fortë se tjetra, nuk mundi të shënonte gol, dhe gjithçka u zgjidh nga pika e bardhë.

U deshën 120 minuta lojë në stadiumin e Vankuverit, në prani të mbi 52 000 spektatorëve, që helvetët të siguronin kualifikimin. Në fushë, Kolumbia bëri më shumë, pati më tepër gjuajtje, madje dyfishin, ndonëse në kuadrat përfunduan shumë pak, dhe në këtë element thuajse pati ekuilibër.



Me Xhakën si kapiten, zviceranët janë mes 8 skuadrave më të mira të kupës së botës për herë të parë që nga viti 1954, kur kampionati luhej pikërisht në Zvicër. Në nisje të këtyre turneve, çerekfinalet u arritën dy herë, por më pas gjithmonë pati eliminim ose në grup, ose në raundin e dytë.

A thua do të jetë ndryshe këtë herë?

Nuk dihet pasi përballë do të jetë Argjentina e Lionel Mesit, që është e thyeshme, por edhe favorite. Tek penalltitë, Xhaka e realizoi gjuajtjen e tij, ndërsa heroi i madh ishte portieri Kobel. Numri 1 priti penalltinë e Kuço Hernandezit duke siguruar kualifikimin, ndërsa më parë Davidson Sançez goditi traun dhe Manuel Akanxhi e gjuajti keq 11-metërshin e tij. Zvicra do të luajë ndaj Argjentinës në 11 korrik në Kanzas Siti për një vend në gjysmëfinale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!