Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga të shtënat në një paradë karnavalesh në New Orleans, Shtetet e Bashkuara.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30 të së dielës mbrëma (me orën lokale).
Policia arrestoi një të dyshuar disa minuta pas të shtënave, ku iu gjetën dy armë zjarri, identiteti i autorit nuk është bërë i ditur.
Pesë persona pasi u plagosën u dërguan në spital, por njëri ndërroi jetë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. Sipas të dhënave të plagosurit janë, një vajzë e vogël, një grua dhe dy burra. Sipas raporteve mjekësore ata i kanë shpëtuar rrezikut për jetën. /abcnews.al