“Askush nuk është gjallë”, shuhen shpresat për të mbijetuar nën rrënojat e tërmetit në Turqi

schedule08:41 - 20 Shkurt, 2023

schedule 08:41 - 20 Shkurt, 2023

Të paktën 46 mijë persona kanë vdekur në shtetin turk dhe sirian pas tërmeteve më 6 shkurt, ndërsa ende dy vendet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht se sa është numri i personave që rezultojnë të zhdukur.

Në një nga përpjekjet e fundit për të nxjerrë njerëz të gjallë nga gërmadhat, 13 ditë pas tërmetit, ekipet po pastronin rrënojat në Antakya. “Askush nuk është gjallë.

“Unë nuk mendoj se ka më njerëz që mund të shpëtojmë”, tha Mujdat Erdogan, anëtar i AFAD-it, me lot në sy.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 26 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare në të gjithë Turqinë dhe Sirinë.

/abcnews.al