VIDEO/ Azpilicueta po luftonte për jetën, çfarë po bënin shokët e tij të paturpshëm?

schedule15:15 - 19 Shkurt, 2023

schedule 15:15 - 19 Shkurt, 2023

Kapiteni i Chelsea, Cesar Azpilicueta, u godit me shkelm në kokë në fund të ndeshjes mes Chelsea dhe Southampton (0:1) në Stamford Bridge.

Lojtarët nxituan menjëherë për ta ndihmuar para se shërbimi mjekësor të mbërrinte në fushë, i dhanë oksigjen dhe e nxorrën me barelë nga fusha. Lojtari i

Kombëtares kroate Mateo Kovaçiç i hapi gojën dhe u kujdes që të mos kafshonte gjuhën, shkruan abcnews.al.


Ndërsa lojtarët e tjerë qëndruan rreth kapitenit të Chelsea, i cili po ndihmohej nga mjekët, Mihajlo Mudrik dhe Joao Felix qëndruan dhjetë metra larg, morën topin dhe filluan të luajnë me pasa me njëri-tjetrin.

Një lëvizje e tillë e futbollistëve të mbërritur në Londër këtë dimër ka tronditur fansat të cilët i kanë kritikuar ashpër në rrjetet sociale. /G.D abcnews.al/