Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu së bashku me kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filo, kanë vizituar ditën e sotme Spitalin Rajonal të Korçës, ku kanë parë investimet më të fundit.
Ajo ka bërë të ditur se këto vite është kanë investuar për rritjen e teknologjisë dhe pajisjeve në spitalin e Korçës, më konkretisht në imazheri dhe pajisje të tjera biomjekësore.
Sipas Manastirliut, në 18 njësitë ku është investuar, në 18 spitale rajonale, shërbimi laboratorik ka ndryshuar për të gjithë qytetarët.
“Është kënaqësi për mua të jem në Korçë dhe të jem në këtë spital, ku këto vite kemi investuar për rritjen e teknologjisë dhe pajisjeve në spitalin e Korçës. Duke investuar në imazheri dhe pajisje të tjera biomjekësore. Sigurisht që fokusi do të jetë për të përmirësuar kushtet e punës dhe mbështetja do të jetë për të gjithë grupet e punës. Ne jemi krenarë për të gjithë ju për punën që bëni. Që në 18 njësitë ku është investuar, në 18 spitale rajonale, shërbimi laboratorik ka ndryshuar për të gjithë qytetarët”, tha ndër të tjera ajo./abcnews.al