Boehly i “mahnitur” nga Joao Felix, bordi i “bluve” mendon për kompletimin e transferimit

schedule16:36 - 16 Shkurt, 2023

schedule 16:36 - 16 Shkurt, 2023

Harxhimi i 325 milionë eurove vetëm në merkaton e dimrit, duket se është diçka “normale” për Presidentin e ri të Chelsea, Todd Boehly, i cili tashmë ka shfaqur interesimin për të zyrtarizuar ardhjen e Joao Felix në Londër, duke e blerë përfundimisht kartonin e tij nga Atletico Madrid.

“Luzitani” e ka gjetur menjëherë “veten” në futbollin e “ishullorëve”, teksa është bërë pjesë e formacionit titullar që në mbërritjen e tij. Felix gjithashtu është i hapur për një lëvizje “permanente” te “blutë”, sidomos pas prishjes së marrëdhënies me teknikun e “bardhekuqve” të Madridit, Diego Simeone.

Propozimi i bordit të Chelsea mund të jetë një shumë e caktuar parash plus 1 ose më shumë lojtarë duke marrë parasysh dhe tepricën e futbollistëve që londinezët kanë. Nga ana tjetër, Atletico dëshiron të humbasë sa më pak para duke llogaritur këtu dhe 127 milionë eurot e shpenzuara për blerjen e Felix nga Benfica, kështu që çdo gjë varet nga performancat e portugezit deri në fundin e sezonit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!