Dhuna në protestën e së hënës, lirohen dy të arrestuarit

schedule11:46 - 16 Shkurt, 2023

schedule 11:46 - 16 Shkurt, 2023

Lirohen nga qelia dy të arrestuarit e protestës të tre ditëve më parë përballë parlamentit. Gjykata vendosi masën detyrim paraqitjeje për Jakup Stafën, 36 vjeç dhe Dorison Petoku, 19 vjeç. Ato u arrestuan pasi gjatë tubimit hodhën lëndë piroteknike në drejtim të shërbimeve të policisë.

Si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike, dy efektivë pësuan lëndime por pa rrezik për jetën. Ndërkohë, siç bëri me dije policia në deklaratë, pas protestës të së hënës nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për një 16 vjeçar ndërsa në kërkim u shpall shtetasi G. A., 30 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!