Por në këndvështrimin e ish-deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, reforma në drejtësi është e dështuar, tre vjet nga miratimi i saj. Në analizën bërë në rrjetet sociale, Bylykbashi uron që kjo reformë të mos ketë të njëjtin fat si edhe ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.
Si një film i jashtëzakonshëm i vjen nëpër mend ish deputetit demokrat Oerd Bylykbashi 21 Korriku i tre viteve më parë.
Pas përshkrimit që i bën asaj dite me ecejaket frenetike në mes të vapës së Tiranës, hyrje-daljet ne zyrat e Kuvendit, takime me ambasadore, tensionin e diskutimeve dhe negociatave, Oerd Bylykbashi risjell qëndrimin e Washingtonit dhe Brukselit.
Por së paku me 21 Korrik Opozita garantoi minimumin e moskapjes politike të drejtësisë, me shpresën dhe premtimin e ndërkombëtareve se ligjet ne vijim do të bëheshin me konsensus- e vazhdon shkrimin e tij në rrjetet sociale ish deputeti i Partisë Demokratike. Por ndër mendimet që radhit më pas ai shpreh zhgënjimin se:Ligjet qe u miratuan me pas më votat e mazhorances se asaj kohe shkelen, deformuan dhe zhbënë marrëveshjen e 21 Korrikut dhe votën unanime te 22 Korrikut.
Edhe pse shpreh dyshime në bindjen që kish tre vite më pare, sot Oerd Bylykbashi është i qartë se pavarësisht deklaratave të mazhorancës dhe mbështetësve të tyre, në vend mungon Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e lartë.
Asnjë qytetar i thjeshte nuk ka shans qe pasi e humbet një çështje në gjykatë, të ketë të drejtë të bëjë padi të re të njëjtë po në atë gjykatë pasi ajo e ka dhënë një vendim për të njëjtën çështje – shpjegon Bylykbashi. Ajo çka u prodhua në gjyqësorin e Durrësit është fryti me i fundit i hidhur i reformës së 2016-tës sipas tij.
Duke shpresuar që reforma në drejtësi të përfundojë duke ia hequr mundësinë mazhorancës aktuale të të bërit akoma fushatë elektorale me të, ish deputeti i Partisë Demokratike duke mos e fshehur ironinë, uron: Gëzuar 21 korrikun!