Në shtator pritet të ngrihet Prokurorisë Speciale e njohur ndryshe si SPAK. Kështu u shpreh kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi, i cili theksoi se vendimi do të merret sapo kandidatët të kalojnë vettingun.
Nga shtatori apo fillimi i tetorit. Për secilin nga 15 kandidatët e SPAK, KLP do të marrë një vendim për ta emëruar sapo të kalojë vettingun. Kur kjo të ndodhë për 7 apo 8 syresh do të shpallim krijimin e SPAK dhe fillimin e funksionimit të tij.
Sipas Ibrahimit “Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” do të luftojë korrupsionit dhe lidhjeve me krimin në nivel të lartë.
“SPAK do të trashëgojë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda rreth 90 % të portofolit të kësaj prokurorie, p.sh. do të vijojë hetimin e pastrimit të parave nga ish-Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla. Besimi i publikut tek SPAK do të sjellë kallzime të reja penale. Vetë prokurorët e SPAK, shpresoj të gjejnë guximin të aktivizojnë ҫështje të fjetura. Portofoli i SPAK do të jetë më i pasur nga ai i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila do të shkrihet kur SPAK të fillojë punën dhe prokurorët e saj do të emërohen nga KLP në zyrat e prokurorive të rretheve”.
Në luftën kundër korrupsionit në ndihmë të SPAK do të jetë edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, por për ngritjen e saj ende nuk ka një datë.
“Kryeprokurori i SPAK do të rekrutojë drejtuesin e BKH dhe të dy bashkë do rekrutojnë oficerët e policisë gjyqësore, pra hetuesit e BKH. Pas përzgjedhjes ata do të trainohen nga ekspertë amerikanë të FBI, gjë që do të marrë disa muaj. Por SPAK do të fillojë punën duke përdorur oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, derisa të ngrihet BKH”.
Kreun KLP-së, u shpreh gjatë intervistës dhenë për Deutche Welle se Shqipërisë nuk i kanë munguar institucione hetimore por, problemi ka qenë te zbatimi i ligjit dhe pushimi i dosjeve të korrupsionit te zyrtarët e lartë. /ABC News Albania 24/7